Punën që nuk është bërë për vite të tëra, 10 auditorë do të mundohen ta bëjnë për 45 ditë.
Më në fund, auditimi i financave të subjekteve politike do të ndodhë derisa në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, 10 auditorëve, me short, u janë ndarë raportet që do t’i auditojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë punë, do t’i kenë Raportet Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit financiar të fushatës së vitit 2013 deri në vitin 2016.
Plotësimin e një kërkese të kamotshme, e cila u plotësua shkaku i presionit të bashkësisë ndërkombëtare, e ka vlerësuar si një hap pozitiv shoqëria civile, që në vazhdimësi ka përsëritur thirrjen për rritjen e transparencës së partive.
Ligji për Financimin e Partive Politike përkitazi me obligimet që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane është futur në procedura për plotësim ndryshim.
Zyra e kryeministrit ka hartuar koncept-dokumentin me propozime për ndryshim, e nga 3 sa janë, njëri propozim parasheh që subjektet vet të përzgjedhin auditorin.
Derisa kanë kërkuar që t’i bëjnë transparente Raportet e Deklarimit Financiar, përfshirë ato të fushatës zgjedhore, në Grupin për Studime Juridike dhe Politike kanë kundërshtuar një propozim të tillë.