Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Puls” rikthehet me sezonin e ri

Emisioni, i cili është shndërruar në arenë të ballafaqimeve, këtë të hënë rikthehet në ekranin e Kohavisionit.

Në emisionin që transmetohet të hënën duke filluar në orën 20:00, do të vazhdojnë përballjet me autorin e “Pulsit”, Mefail Bajçinovci.

“Emisioni informativ ‘Puls’ në KTV do rikthehet me sezonin e ri nga 3 shtatori. Me autor Mefail Bajçinovcin, ‘Puls’ do të vijë me imazh të ri, ndërsa me orar të vjetër të transmetimit”, ka thënë Dardan Selimaj, producent i programit në KTV.

Ai ka thënë se çdo të hënë mbrëma ekrani i KTV-së për 70 minuta do jetë arenë e zbulimit të informacioneve ekskluzive dhe skandaleve në shtetin e Kosovës.

“Kështu ‘Puls’ do vazhdojë të trajtojë problemet e ndryshme në shoqërinë kosovare duke filluar nga menaxhimi i shtetit, korrupsioni dhe krimi i organizuar e deri tek ekonomia, shëndetësia dhe çështjet sociale”, ka shtuar Selimaj.

Edhe Festa e 25-vjetorit nis të hënën me emisionin “Sot” SOT 10 muaj më parë Festa e 25-vjetorit nis të hënën me emisionin “Sot”

Gjatë viteve “Pulsi” ka zbardhur e ka trajtuar tema të ndryshme, duke i ballafaquar aktorët me fakte. Ka kërkuar përgjigje për skandale të shumta e është shndërruar në arenë debati. Këtë format do ta vazhdojë edhe më tutje.

Emisioni “Puls” - i cili deri vonë i është dedikuar ekskluzivisht shëndetësisë - transmetohet çdo të hënë në Kohavision dhe Arta, në orën 20:00, përkatësisht 22:00.