Analisti Shqiprim Pula ka thënë se qasja e politikëbërjes dhe vendimmarrjes në Kosovë ka ndryshuar.
Sipas tij, Kosova në të kaluarën nuk ka dëshmuar mjaftueshëm pavarësi politike në vendimmarrjet e saj, gjë e cila tani po tenton të ndryshojë.
“Kosova duhet të tregojë që ka arritur pjekurinë politike për të krijuar pavarësinë politike në vendimmarrjet e saj. Sa herë që është në pyetje jetësimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i preambulës së saj dhe dispozitave të tjera, legjislacionit në fuqi për vendimmarrjet që i merr ekzekutivi, ato duhet të jenë referencë për vendimmarrjet tona në mënyrë që ato të jenë të shëndosha. Ne në të kaluarën e kemi dëshmuar që nuk kemi treguar mjaftueshëm pavarësi politike në vendimmarrjet tona dhe është dashur shumë herë, nganjëherë edhe nga naiviteti ynë politik, që akterët politikë në vazhdimësi të kërkojnë aprovime, leje, sugjerime, rekomandime për tema e emra të caktuar. Tani krejt çka ka ndodhur është ndryshim në qasjen e politikëbërjes dhe vendimmarrjes. (Kryeministri Albin Kurti) Është në tendencë të krijimit të pavarësimit politik, për të treguar që shteti i Kosovës ka arritur të dalë jashtë mbikëqyrjes totale të shtetësisë”, ka thënë ai të martën në “60 Minuta” të KTV-së.
Pula ka vlerësuar se vendimmarrja e Bankës Qendrore të Kosovës me Rregulloren e re për operacionet me para të gatshme, është e shëndoshë, mirëpo i ka munguar vetëm komponenta e informimit.
“Qytetarët e rëndomtë e kanë kuptuar tashmë që në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë një valutë të dytë konkurrente karshi euros. Euroja nuk është zgjidhje që ka qenë e gjetur prej nesh, ajo ka qenë ofertë e Unionit Evropian, që është dhuruar pa ndonjë kërkesë eksplicite tonën. Kësaj vendimmarrje (të BQK-së) i ka munguar vetëm komponenta e informimit. Po të kishte ndodhur një gjë e tillë, besoj që askush nuk do të ishte trembur. Vendimmarrja e BQK-së është vendimmarrje kushtetuese dhe ligjore dhe nuk ka pasur të bëjë fare me etninë e caktuar”, ka theksuar ai.
-
Pula: Ka evoluar zbulimi i kryerësve të veprave penale në zgjedhje, sot përmendemi në Këshillin e Sigurimit
-
Kurti: Kosova s’ka aleate dhe mike më të rëndësishme se SHBA-në
-
Ismaili: Qarkullimi i pakontrolluar i parasë e ka dëmtuar integritetin e sistemit financiar, s’tolerohet
-
Vllasi: Qeverisë i mungon taktika përballë Serbisë
-
Kurti: Vendimmarrja e institucioneve të pavarura s’mund të negociohet nga politikanët