Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pula: Traktati i Paqes, zgjidhja e përhershme Kosovë-Serbi

Image

Analisti politik, Shqiprim Pula, ka deklaruar se duhet të lidhet një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar të enjten në “Konfront” të KTV-së, Pula ka thënë se Traktati i Paqes do të ishte zgjidhja e përhershme e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Problemi sot kërkon një zgjidhje të përhershme dhe zgjidhja e përhershme është paqja e përhershme përmes një Traktati Paqeje”, ka thënë ai.

Sipas Pulës, në seancën e mbajtur të enjten në Komitetin e Politikave të Jashtme pranë Senatit amerikan, dy Përfaqësuesit e Lartë amerikanë të Shtetit që janë të involvuar në procesin e dialogimit Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Derek Chollet, nuk ka pasur diçka që mund të veçohet përveç rikonfirmimit të deklarimeve publike tash e sa kohë.

“Kishte shmangie nga pyetjet, duke dhënë përgjigje jopërmbajtësore në kuptim të adresimit të mirëfilltë të temave sepse do të duhej të sqarohej se si do të shihej Kosova pas një periudhe kohore kur, meqenëse po insistohet për themelimin e Asociacionit dhe si do të shihej funksionimi i shtetit të Kosovës dhe nëse do të duhej të bëhej një Asociacion i tillë, aty u përmend edhe çështja e relacioneve Kosovë-Serbi por nuk u përmend fare mundësia të transformohet qasja kundrejt dy vendeve tona për të lidhë një traktat paqeje”, ka thënë ai.