Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit për qytetarët në fazën e dytë të masave lehtësuese në Kosovë.
Sipas këtij orari, që fillon nga dita e nesërme dhe zgjat deri më 1 qershor, qytetarët do të kenë mundësinë që të dalin dy herë në ditë nga dy orë. Dy orë paradite dhe dy orë pasdite.
Deri më tash qarkullimi i qytetarëve ishte i kufizuar në tri orë, në dy orare.
Në fazën e dytë të lehtësimit të masave është paraparë edhe hapja e disa bizneseve si dhe lejimi i qarkullimit të autobusëve urban dhe ndërurban.

Artikuj të ngjashëm
-
Orari i ri i qarkullimit të qytetarëve nga sot deri më 18 maj
-
Nga nesër lejohet qarkullimi dy herë në ditë nga 90 minuta
-
Sot e deri më 30 prill në Kosovë qarkullimi i qytetarëve me orar të ri
-
Nesër sërish ndryshon orari i qarkullimit të qytetarëve
-
MSH-ja publikon orarin e qarkullimit nga 21-23 prill