Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Publikohen çmimet e derivateve për sot

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për të shtunën.

Sipas njoftimi të MINTI-t një litër naftë sot do të shitet për 1.52 euro, kurse ajo e benzinës për 1.39 euro.

Ndërsa, një litër gas 0.67 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë. 

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.