Nevoja për politika të reja dhe përforcim të mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ka qenë një prej çështjeve që është ngritur në simpoziumin shkencor të Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës këtë javë.
Diskutimi u bë në kuadër të simpoziumit me temën “Dhuna në Familje – Qasje ndërdisiplinare dhe roli i profesionistëve të shëndetit mendor”, në kuadër të muajit të promovimit të shëndetit mendor dhe ditës ndërkombëtare të familjes (15 maj).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një komunikate nga Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës, simpoziumi ka pasur për qëllim thellimin e diskutimit dhe analizës mbi sifdat që paraqet dhuna në familje në kontekstin e gjerë social dhe të shëndetit mendor.
Gjatë punimeve aty është theksuar edhe për nevojën për ndërhyrje të hershme e diagnostikim të saktë të ndikimit të dhunës në shëndetin mendor të viktimave; për rolin e profesionistëve në identifikimin e shkaqeve të dhunës në familje; bashkëpunimi ndërdisiplinor si domosdoshmëri për ofrimin e një qasjeje holistike dhe të qëndrueshme ndaj këtij fenomeni.
Ky asociacion ka thënë se mbetet i përkushtuar në promovimin e shëndetit mendor dhe ngritjen e kapaciteteve për adresimin efektiv të dhunës në familje.
“Investimi në shëndet mendor është edhe investim në sigurinë shoqërore”, thuhet në thirrjen e kësaj komunikate.