Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse zyrtarë të BE-së nuk përgjigjen në akuzat e Prishtinës

Bashkimi Evropian formoi Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, më qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes shteteve, uljen e tensioneve dhe trasimin e rrugës drejt familjes evropiane, por këto vende nuk po e shohin me këtë sy funksionimin e këtij mekanizmi, raporton KTV.

Nga Prishtina, Bashkimi Evropian është akuzuar për mungesë vullneti për forcim të rrugës së integrimit, për çka edhe ka ndikuar në forcimin e retorikës nacionaliste, rritjes së ndikimit rus dhe jostabilitetit politik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, përkundër akuzave, zyrtarë të BE-së në Kosovë i kanë ikur komentimit të tyre dhe më shumë janë marrë me çështjet tjera që lidhen me këtë proces.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe drejtues të Odës Ekonomike nga Serbia dhe një shoqate të bizneseve nga veriu i vendit, ndërsa është folur edhe për takimin e ardhshëm që do të mbahet në Trieste të Italisë më 12-13 korrik.