Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur të turpshëm vendimin e kryeministrin Ramush Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes. Por i ka kritikuar partitë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje e Lidhën Demokratike të Kosovës se ose po u pëlqen ose po u pëlqen ose po kanë frikë ta kritikojnë këtë veprim.
“Vendimi i turpshëm i kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagës së vet, ministrave dhe zyrtarëve tjerë të lartë, ka nxitur reagime të shumta në vendin tonë, përveç partive opozitare VV-së dhe LDK-së. Këto parti si duket po e pëlqejnë këtë vendim skandaloz dhe të turpshëm të kryeministrit Haradinaj ose po frikësohen prej tij. Është edhe më e turpshme heshtja e tyre si opozitë”, ka shprehur bindjen Kelmendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, situatën më të rëndë e bën fakti se VV-ja dhe LDK-ja janë opozita më e madhe që ka pasur Kosova pas luftës.
“Këto dy subjekte së bashku kanë 60 deputetë, aq sa ka edhe pozita 60 deputetë. Me 60 deputetë sa i kanë, sa herë të dëshirojnë seanca munden me thirr dhe shumë vendime me i marrë. Heshtni heshtni VV dhe LDK. Aq sa është krim ky vendim i kryeministrit Haradinaj, aq është krim edhe heshtja juaj. Ju merrni paga dhe mëditje të mira, por këtë privilegj nuk e kanë qytetarët që iu kanë votuar”, ka thënë ai.