Dorëheqja e parevokueshme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, përveç skenës politike, ka zënë në befasi edhe qytetarët e vendit.
Ata thonë se vendimi i kryeministrit Haradinaj për ta lënë postin e kreut të qeverisë e për t’u paraqitur në Hagë, është veprim i matur i një udhëheqësi qeveritar, raporton KTV.
Qytetarët konsiderojnë se ftesa e Speciales është e padrejtë, pasi që Haradinaj ka dëshmuar pafajësinë edhe më parë në Tribunalin e Hagës.
E punën e kryeministrit Haradinaj, qytetarët thonë se do ta mbajnë mend, por kryesisht për skandale.
Qeveria Haradinaj, e formuar në shtator të 2017-s, do të karakterizohet kryesisht me taksën ndaj Serbisë, derisa edhe përplasjet me bashkësinë ndërkombëtare e kanë përshkuar një pjesë të mirë të mandatit të saj, gjatë së cilës edhe u votua krijimi i ushtrisë.
Qeveria e Haradinaj ka qenë më e madhja e pasluftës, me më së shumti shpenzime, duke filluar nga rritja e pagës që ky i fundit ia bëri vetes në pothuajse 3,000 euro.
-
Humbësi më i madh i vitit – Ramush Haradinaj
-
Kontestohet mbledhja e Qeverisë, shoqëria civile insiston se dorëheqja e Haradinajt është e pakthyeshme
-
Haradinaj kërkon zgjedhje, në Hagë shkon si kryeministër në dorëheqje
-
Dorëheqjen e Haradinajt, analistët po e vlerësojnë të qëllimshme dhe për përfitime elektorale
-
DASH: Mirëpresim bashkëpunimin e Haradinajt me Prokurorinë