Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse Qeveria ka lënë anash sektorët më vitalë të vendit

Sektorët më vitalë për vendin si: Arsimi, ekonomia dhe shëndetësia, janë lënë anash nga Qeveria, raporton KTV.

Kështu u tha në tryezën me temën “Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë”, organizuar nga Forumi 2015.

Luan Shllaku nga KFOS-i, tha se të gjeturat e deritashme mund t’i ndihmojnë politikanët që të punojnë në këta sektorë për t’i kthyer aty ku e kanë vendin.

Sipas pjesëmarrësve, edhe ekonomia gjendet si mos më keq.

Alban Hashani nga instituti “Riinvest”, tha se situata ekonomike në Kosovë, vazhdon të ketë s’përputhje të mëdha, e cila reflektohet në papunësi dhe deficit të lartë tregtar.

Ndërkohë, për shëndetësinë nevojitet një terapi urgjente, ngase tash për tash është sektori me cilësinë më të dobët të shërbimeve.

Artikuj të ngjashëm