Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bunjaku: Sivjet s’u investua aspak në shëndetësi e arsim

Viola Bunjaku nga Lëvizja FOL ka deklaruar se arsimi dhe shëndetësia janë dy fushat kryesore që gjatë 2023-s s’është punuar sa duhet në to.

Ajo deklaruar të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së se në këto fusha s’ka pasur investim aspak nga Qeveria, duke shtuar se këto janë të rëndësishme shumë për të ardhmen e vendit.

“Secila ministria ka tentuar të zhvillojë aktivitetin e punës për 2023, por zhvillimi e ngecja ka qenë në arsim e shëndetësi. Këto mbesin fusha që s’është investuar e punuar... Arsimi është shtyllë e vendit, e ashtu e shohim edhe shëndetësinë, ende jemi negativisht në investime kapitale. Investimet kapitale kalojnë kah procedurat e prokurorimit, e këtë vit kemi pasur ballafaqim mes prindërve e ministres Nagavci për librat. Proces që është dashur të kthehet në pikën zero”, ka thënë Bunjaku.

Sipas saj, sistemi i arsimit do të duhej të ishte i avancuar “pasi është fushë që bën të mundur një shtet të funksionojë”.

“Po shohim se kemi investime të ulëta, e s’po bëhet progres në këtë fushë. Nuk po investohet asgjë e s’është në plan të investohet as në të ardhmen”, ka theksuar ajo.

Sipas Bunjakut, gjatë 2023-s Qeveria është fokusuar në dialog për rregullimin e çështjeve me Bashkimin Evropian dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.

Edhe Rrusta: Asnjë qeveri nuk e ka parë arsimin tokë të pëlleshme për vota Zgjedhjet 2026 Rrusta: Asnjë qeveri nuk e ka parë arsimin tokë të pëlleshme për vota

“Ka ndikim pozitiv sa i përket dialogut e rregullimit të dialogut me Serbinë, por s’ka diçka konkrete. S’mund të themi që kemi rregulluar gjithçka me Serbinë. Mbetet të shohim deri në 2024-n nëse do të kemi mbledhje a takime të tjera mes palëve e edhe BE-së. Na duhet shumë punë për bërë në këtë fushë”, ka shtuar Bunjaku nga Fol.

Problematike për Bunjakun është edhe mospuna në strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, që siç ka thënë ajo, nuk është hedhur as në diskutim publik.