Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse ISPE është i pakënaqur me vendimin e Agjencisë së Akreditimit

Kolegji privat ISPE iu ka dërguar një letër publike presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Kosovës, duke kërkuar që të përmirësohet vendimi i Agjencisë së Akreditimit, i cili nuk ia ka akredituar programet e studimit Bachelor dhe Master, duke përjashtuar vetëm programin Studime të Sigurisë, raporton KTV.

Në letrën publike të ISPE-së, i është kërkuar kryeministrit që të marrë masa ndaj ministrit të Arsimit, Shyqri Bytyqi. Ministri e ka quajtur shantazh kërkesën e kolegjit ISPE.

Edhe një ankesë tjetër mund të shkojë në institucionet evropiane që sigurojnë cilësinë në arsim EQAR dhe ENQA.

Kësaj radhe, ISPE-ja ka vendosur që të ankohet ndaj vendimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, i cili përveç një programi për Studime të Sigurisë në nivelin bachelor, nuk ia akredituar programet e tjera.

Për këtë, ISPE-ja iu ka dërguar letër publike edhe presidentit të vendit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit.

Edhe ISPE kërkon nga krerët e shtetit që të ndërmarrin masa ndaj atyre që nuk ua akredituan programet Arbëri ISPE kërkon nga krerët e shtetit që të ndërmarrin masa ndaj atyre që nuk ua akredituan programet

Madje, nga ky i fundit ka kërkuar që të marrë masa ndaj ministrit të Arsimit, Shyqri Bytyqi.

E Bytyqi thirri menjëherë një konferencë për media, ku tha se kjo është një formë shantazhi dhe tendencë për eliminimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Bytyqi thotë se AKA-ja është e pavarur në vendimet e saj, ndaj nuk ka pasur kurrfarë ndikimi për akreditim ose jo të programeve në ISPE.

Mirëpo, një ndërhyrje në bordin e Akreditimit kishte tentuar ta bënte Bytyqi, pikërisht në favor të ISPE-së. Menjëherë pas shkarkimit të Bordit të Agjencisë së Akreditimit në janar të këtij viti, ministri i kishte kërkuar ushtruesit të detyrës, Bekim Samadraxha, që të rishqyrtojë vendimin e bordit paraprak për pezullimin e programeve të kolegjit privat ISPE.

Ky tentim mori kritika të shumta nga zyrtarë të arsimit, të cilët e quajtën ndërhyrje të qeverisë në AKA për llogari të kolegjeve private.

Edhe ISPE-ja me akuza ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Akreditimit, paralajmërohet kallëzim penal Arbëri ISPE-ja me akuza ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Akreditimit, paralajmërohet kallëzim penal

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, këtë nuk e quan ndërhyrje por thjesht rekomandim të zyrës ligjore që të shqyrtohet ankesa e ISPE-së.

Nga ISPE-ja i kanë thënë KTV-së se të mërkurën do të organizojë një konferencë për media, ku do të paraqiten të gjitha faktet, e madje i ftuar përveç mediave, do të jetë edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.