Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse e anuluan protestën punëtorët e Pallatit të Rinisë

Punëtorët e Pallatit të Rinisë në Prishtinë kanë anuluar protestën e sotme, e paralajmëruar se do të mbahej për shkak që nuk kanë marrë paga tash e 3 muaj, raporton KTV.

Sindikata e Punëtorëve tha se anuluan protestën meqë u morën vesh me komunën që pagesa të kryhet brenda dy ditësh.

Njëqind e katër punëtorët e Pallatit të Rinisë në Prishtinë nuk kanë marrë paga qe tre muaj.

Derisa kanë hyrë në muajin e katërt të punës dhe nuk po paguhen, janë detyruar të thërrasin protestë.

Por, në kohën e mbajtjes së protestës, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Enver Musiqi, i njoftoi gazetarët se protesta është anuluar, pasi kanë marrë premtime nga komuna se pagat do t’u paguhen brenda dy ditësh.

Edhe “Prishtina Parking” nis ekzekutimin e pagave Arbëri 2 j. më parë “Prishtina Parking” nis ekzekutimin e pagave

Punëtorët nuk kanë marrë pagat për muajt shtator, tetor dhe nëntor.

Ata thonë se me këtë punë që bëjnë mbajnë familjet, derisa kërkojnë që të realizohen premtimet për kryerjen e pagesave.

Punëtorët kanë paralajmëruar bllokim të Pallatit të Rinisë, nëse nuk marrin pagat.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga komuna, por zëdhënësit e saj nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Edhe Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës Arbëri 1 muaj më parë Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës

Në shtator të këtij viti, Agjencia Kosovare e Privatizimit zyrtarisht ia ka kaluar Pallatin e Rininë nën menaxhim komunës së Prishtinës.

Për këto vonesa, Komuna vazhdimisht është arsyetuar se ka pasur probleme me regjistrimin e ndërmarrjes, si dhe me xhirollogaritë bankare.