Dje liderët institucionalë të vendit, pa përfshirjen e presidentit Hashim Thaçi, janë takuar për të diskutuar për mundësinë e harmonizimit të një rezolute për dialogun, që propozohet të jetë gjithëpërfshirëse.
Sipas burimeve të Koha.net, kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, të cilëve u ka thënë se dëshiron sa më shpejtë harmonizimin e qëndrimeve dhe hartimin e një rezolute, që do të votohej më pas në Kuvend.
Partia Socialdemokrate thotë se kjo rezolutë nga Qeveria, është e mangët.
“Rezoluta e djeshme e Qeverisë nuk dallon fare nga qëndrimi i mëhershëm i saj rreth Dialogut. Kjo është për keqardhje. Rrjedhimisht, nuk e mbështesim”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Sipas kësaj partie, tash e sa kohë, Partia Socialdemokrate përpiqet të ofrojë rrugëdalje nga paraliza politike karshi procesit të Dialogut. Për këtë arsye e ka deponuar propozim-rezolutën e vet, dy muaj më herët.
“Rezoluta e PSD është më funksionale, më gjithëpërfshirëse dhe përqëndrohet në procesin demokratik të ndërtimit të Platformës Negociatore, të përzgjedhjes së Ekipit Negociator dhe të Mbikëqyrjes Parlamentare të mbarë procesit”, thuhet në reagimin e tyre.
-
S’ka sinjale për presidentin
-
Në pauzë, konsultimi për institucionet
-
Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në
-
Rrustemi për opozitën: Nëse s’kanë më qasje bllokuese, do të gjendet zgjidhja për institucionet
-
Analistët shohin rritje të interesimit të LDK-së për koalicion