Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qortuar qasjen individuale dhe ka kërkuar bashkërendim e vendime institucionale për Kosovën, gjatë fjalës së tij që ka mbajtur sot në takimin e ftuar me liderët institucionalë dhe Delegacionin Shtetëror.
Burime të Koha.net thonë se Veseli ka qenë i ashpër në adresimin e tij, që duket se lidhet me debatet e kohëve të fundit mes Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj për taksën dhe procesin e Dialogut.
Veseli, siç pohohet, ka kërkuar qartazi që t’i jepet fund protagonizmit të njëanshëm, duke theksuar më tutje se bashkëpunimi është i domosdoshëm në këtë fazë të rëndësishme nëpër të cilën po kalon vendi.
Mëngjesin e sotëm, në Kuvendin e Kosovës janë takuar Presidenti Thaçi, Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj, bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për Dialog Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, si dhe Zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi.
Në takim është diskutuar për Platformën për Dialogun, e cila të premten pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
-
Haradinaj thotë se do t’i ftojë liderët në takime individuale për unitet rreth dialogut
-
Në takimin e liderëve, Veseli tha se nuk do të flitet me Serbinë për sovranitetin e Kosovës
-
Nis takimi i drejtuesve të institucioneve të vendit
-
Haradinaj flet për raportet me Thaçin e Veselin
-
Kronikë e KTV-së nga takimi i liderëve shtetërorë për taksën