Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD kërkon zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

Foto: Ilustrim

Partia Socialdemokrate ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe ka kërkuar jetësimin e tyre.

Nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka thënë se Unioni doganor do të ketë bashkim doganor për heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore, ndonëse sipas tij, ky është vetëm një hap prej atyre të domosdoshmeve, ngase duhet të hiqen edhe pengesat e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, si dhe ato për shërbime.

“Tregu i përbashkët do t’i përmbushte nevojat e dy vendeve dhe do të behej konkurrent me tregjet e huaja”, ka thënë Ymeri në konferencë për media, përcjell ksp.

Deputeti Dardan Molliqaj ka folur për Rezolutën e iniciuar nga PSD-ja për heqjen e tarifave roaming, e cila sipas tij, pritet të bëhet funksionale gjatë vitit të ardhshëm.