Partia Socialdemokrate ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për diskutimin e “Rastit Lumezi”, raporton KTV.
Këtë e bëri të ditur deputeti i kësaj partie Frashër Krasniqi, gjatë një konference për media. Sipas tij, këto skandale nuk duhet të kalojnë pa u diskutuar në Kuvend.
Partia Socialdemokrate ka kërkuar sërish që Kuvendi të kthehet nga pushimi.
Këtë herë, ata kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për diskutimin e rastit Lumezi.
Deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi, ka thënë se këto skandale nuk duhet të kalohen pa u diskutuar.
Edhe
PSD-ja do seancë të jashtëzakonshme për “rastin Lumezi”
Ai shton se deklaratat dhe reagimet e tyre lidhur me këtë rast vetëm e kanë treguar ndikimin e “Klanit Pronto” në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
PSD-ja ka thënë se thirrja për mbledhje të jashtëzakonshme është më e pakta që opozita mund të bëjë në lidhje me këtë rast.