Partia Socialdemokrate ka hapur thirrje për të rinjtë që nuk janë të kënaqur me pushtetin, që të bashkohen.
Kryetari i saj, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka thënë se pushteti ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet shoqërore, e opozita, ka shtuar ai, po i shërben pushtetit.
“Kemi qenë paralajmërues që ky pushtet vetëm sa do ta zymtojë Kosovën dhe do të krijojë ambient të pafavorshëm. Ky pushtet i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet shoqërore. Ajo që na shqetëson tutje janë veprimet e opozitës parlamentare që ne i shohim si shërbim ndaj këtij pushteti”, ka thënë ai.
Molliqaj ka deklaruar se të rinjtë që do t’i bashkohen PSD-së do ta formojnë forumin rinor.
“Gjendjen e shohim kështu: pushtet me elemente autoritare pa opozitë. Ne e kemi nisur një rrugë jemi këtu me disa të rinj që do ta themelojnë forumin rinor të PSD-së. Kjo paraqet thirrje dhe mundësi për të gjithë të rinjtë që nuk janë të kënaqur me pushtetin”.
Edhe
Molliqaj: Kush do opozitë, duhet ta votojë PSD-në
Molliqaj ka theksuar se synojnë të bëjnë diçka autentike.
“Ne jemi këtu për mos me e përsëritë Vetëvendosjen, jemi këtu për të ndërtuar diçka më autentike”.