Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD-ja zgjedh Kryesinë e re

Partia Socialdemokrate ka zgjedhur nënkryetarët e rinj, sekretaren e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë, një javë pasi zgjodhi Dardan Molliqajn kryetar të subjektit.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë u caktuan 21 anëtarët e Kryesisë, me përfaqësim të barabartë gjinor.

Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e rinj, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së.

Anëtarë tjerë të Kryesisë u votuan:

Adea Batusha

Edhe Dardan Molliqaj rizgjidhet kryetar i PSD-së Arbëri Dardan Molliqaj rizgjidhet kryetar i PSD-së

Adem Megjiani

Albulenë Smaka

Blinera Sheholli-Dudi

Dren Kukaj

Drilon Pireva

Driton Çaushi

Eleonora Çeku

Faton Topalli

Edhe LDK-ja zgjedh Kryesinë e re Arbëri LDK-ja zgjedh Kryesinë e re

Frashër Krasniqi

Kaqusha Jashari

Natyra Kuçi

Nol Nushi

Shpresa Sejdiu

Shqipe Kastrati

Shyqiri Bytyqi

Visare Gorani

Edhe PDK-ja zgjedh nënkryetarët, sekretarin e ri dhe udhëheqësit e departamenteve Arbëri PDK-ja zgjedh nënkryetarët, sekretarin e ri dhe udhëheqësit e departamenteve

Sipas njoftimit, në mbledhje u diskutua edhe për orientimin e subjektit dhe “u dakorduam që në mbledhjen e radhës, që do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit, të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara”.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD-ja garoi në koalicion me AAK-në, por nga 13 ulëset që ky koalicion siguroi në Kuvend, asnjë nuk ishte anëtar i PSD-së.