Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dardan Molliqaj rizgjidhet kryetar i PSD-së

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj është rizgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), në Kuvendin zgjedhor që u mbajt të dielën, ku u zgjodhën edhe organet drejtuese.

PSD-ja ka njoftuar në Facebook se Molliqaj rimori postin me 123 vota për, një kundër dhe katër abstenime.

“Kuvendi zgjedhor i Partisë Socialdemokrate i mbajtur sot, me 28.01.2024 zgjodhi organet drejtuese të partisë për katër vitet e ardhshme. Me shumicë votash, u zgjodh Këshilli Drejtues i përbërë nga 101 anëtarë, Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj me 123 vota pro, 1 votë kundër dhe 4 abstenime. Gjithashtu u bën disa plotësime dhe ndryshime statusore”, thuhet në njoftimin e partisë joparlamentare.

Ky subjekt politik ka shkruar tutje se do të angazhohet për liri, barazi, mirëqenie dhe qytetari aktive.

“Ashtu siç jemi angazhuar deri më sot, edhe në të ardhmen PSD-ja do të jetë kundërshtare e pa kompromis ndaj këtij pushteti”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm