Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja zgjedh Kryesinë e re

Foto: Koha / ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re të partisë.

Kryesia e re me 25 anëtarë, u zgjodh në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë.

“Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, ku fillimisht lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, theksoi vlerën e procesit të brendshëm zgjedhor si një proces i hapur, transparent dhe demokratik. Z. Veseli ka potencuar po ashtu, se PDK-ja do të ketë barrën e përgjegjësisë së madhe për t'i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj besimin në shtetin dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Ne si forcë politike, kemi vlera, histori dhe krenari në shtetformim dhe shtetndërtim, andaj nuk do të ndalemi së punuari për shtetin, qytetarin dhe vlerat euro-atlantike”, ka theksuar mes tjerash Veseli.

Kryesia e re e PDK-së do t’i prijë kësaj partie në katërvjeçarin e ardhshëm.

Edhe Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim Arbëri 2 j. më parë Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim

Anëtarë të Kryesisë së PDK-së janë:

Kadri Veseli, Kryetar,

Abelard Tahiri,

Bajrush Xhemaili,

Bedri Hamza,

Betim Gjoshi,

Blerta Deliu,

Donjet Bislimi

Eliza Hoxha,

Elmi Reçica,

Enver Hoxhaj,

Ganimete Musliu,

Fehmi Mujota,

Edhe Pas rezultatit zgjedhor, PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake Arbëri 6 muaj më parë Pas rezultatit zgjedhor, PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake

Floretë Zejnullahu,

Hajredin Kuçi,

Ilir Kurtishi,

Luljeta Veseli-Gutaj,

Memli Krasniqi,

Migjen Kelmendi,

Muzafer Shala,

Safete Hadërgjonaj,

Sami Lushtaku,

Shaqir Totaj,

Uran Ismaili,

Valdete Idrizi,

Edhe PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme Arbëri 1 muaj më parë PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

Xhavit Haliti.

Votimi pro ishte me shumicë të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ndërsa vendet tjera vakante sipas statutit të partisë, do të plotësohen në ndërkohë, thuhet në njoftimin e PDK-së.