Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, me nënkryetarin Visar Ymeri dhe kryetarin e Grupit Parlamentar Dardan Sejdiu, kanë takuar sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
PSD përmes një kumtese, thotë se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërshtetëror, si dhe për procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Duke e theksuar nevojën e ndërtimit të konsensusit të gjerë politik, institucional dhe shoqëror në Kosovë, për çështjen e dialogut me Serbinë, njoftuam Bushatin dhe Ambasadorin Minxhozi mbi Propozim-Rezolutën e Partisë Socialdemokrate për miratimin e platformës, ekipit negociues me bartësin e tij dhe mekanizmit mbikëqyrës të dialogut, me shumicë të kualifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Partia Socialdemokrate, thuhet aty tutje, ka vlerësuar me këtë rast përkushtimin e diplomacisë shqiptare për sovranizimin e Republikës së Kosovës dhe për kontributin e saj për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin rajonal.
-
Komisioni i Integrimit Evropian i Shqipërisë jep mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE
-
Mehaj takohet me Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë - Shqipëri
-
Basha: Shqipëria e ka detyrë të përhershme shtyrjen përpara të Kosovës
-
Mehaj e Minxhozi zotohen për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
-
Hoti pret Taulant Ballën, bisedojmë për çështje me interes për dy vendet