Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aktivitet para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZhR, me ç’rast në shenjë revolte ata kanë sjellë një mjet pune, plug.
Zyrtari i kësaj partie, Frashër Krasniqi, deklaroi se plugun e kanë sjellë për t’i treguar Qeverisë se bujqit nuk kanë llogari për ta punuar tokën. Ai tha se bujqit janë në krizë, e Qeveria Kurti nuk po iu qëndron afër.
“Na e dimë që në kohë krize Qeveritë vendore janë për me shpërnda këtë lloj krize ose me vendosë barrën e kësaj krize në mënyrë më të barabartë për me lehtësuar atë krizë. Në dy krizat e mëparshme Covid-19 dhe energjetike na e kemi pa një sjellje të Qeverisë që subvencionohen bash ata qe kanë shumë e që barra e atyre dy krizave ka rënë tek ata që kanë më së pakti. 50 deri në 60 për qind e nevojave tona mbulohen nga prodhimi vendor. Rritja për 97.8 për qind e kostos për mbjelljen e tokës ka me ul prodhimin vendor duke na ekspozuar ndaj importit edhe më shumë dhe krizave ndërkombëtare”, tha Krasniqi.
Sipas tij, Qeverie Kurti ende ka kohë për të vepruar.
Sot Qeveria e Kosovës e ka momentin e fundit të intervenojë me politika subvencionuese për të parandaluar krizën që po na vjen në vjeshtë. Bujqit sot veç janë në krizë. Qeveria e Kosovës nuk po ju rrinë afër, prandaj e kemi sjell sot plugun këtu me ja pru një paralajmërim të fundit Qeverisë së Kosovës qe nëse nuk intervenon me subvencione në bujqësi dhe emergjente, atëherë gjitha plugjet në Kosovë do mbesin të pashfrytëzuara dhe na do hymë në vjeshtë me një krizë më të madhe sa i përket çmimit të grurit”, tha Krasniqi./EO/