Partia Socialdemokrate ka hapur sot zyrat në qytetin e Mitrovicës.
Kryetari Shpend Ahmeti, koordinatori për Mitrovicën Shkumbin Osmanaj dhe aktivistja Aida Rushiti shprehën rëndësinë e veçantë për ushtrimin e politikave socialdemokrate, të munguara deri tani, në komunën e ndarë në vija etnike dhe të varfëruar nga privatizimet e deindustrializimi.
“Hapja e zyrës në Mitrovicë shënon fillimin e shtrirjes dhe zgjerimit të PSD-së në rajonin e xeheve, mineraleve, sindikalizmit dhe punëtorëve”, thuhet në një njoftim të tyre, duke shtuar se interesimi i sotëm i qytetarëve për projektin politik të Partisë Socialdemokrate dëshmon jo vetëm nevojën, por edhe vullnetin e tyre për angazhim, organizim dhe mobilizim drejt transformimit të Kosovës në një Republikë zhvillimore, të mirëqenies dhe bashkëjetesës.
PSD-ja, hapi zyrat dje edhe në Gjilan.
-
Ministria e Bujqësisë hap zyrën në Mitrovicë të Veriut
-
PSD-ja “anëtarëson” Hamzën e Abdixhikun në VV
-
Peci: Premtojmë një Mitrovicë ku gruaja nuk është thjeshtë pjesë e shoqërisë, por forca që e mban atë
-
Abdixhiku: Me Plakollin, problemeve në Mitrovicë u dalim përballë
-
PSD-ja e publikon listën për Prishtinën