Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD çel degë në Deçan

Sot, Deçani ishte nikoqiri i radhës i Partisë Socialdemokrate, njofton vet kjo parti përmes një komunikate për media.

Sipas këtij njoftimi, me rastin e hapjes së zyrës së PSD-së në këtë komunë, kryetari Shpend Ahmeti dhe koordinatorja e degës Natyra Kuçi; shprehën kënaqësinë që tashmë ka filluar shtrirja e platformës socialdemokrate edhe në Deçan.

“Duke vërë theksin tek rëndësia e angazhimit publik për të mirën e përgjithshme, ata pohuan se Partia Socialdemokrate përbashkon shumicën që ka pak dhe është mundësia për ta nxjerr vendin nga mjerimi ekonomik dhe shoqëror. Pushtetet e deritashme lokale dhe qendrore e kanë lënë Deçanin të zhytur në probleme ekzistenciale. Përderisa plotë lokalitete të kësaj komune përballen me mungesën e rrjetit të ujësjellësit, Deçani lëngon edhe nga prerja ilegale të pyjeve dhe shkatërrimi sistematik i tyre. Është koha që të ndalen qeverisjet e papërgjegjshme dhe të funksionalizohen resurset natyrore të kësaj komune”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Sipas kësaj partie, interesimi dhe mbështetja e sotme e qytetarëve të Deçanit dëshmoi se Partia Socialdemokrate po reflekton çdo ditë e më shumë besueshmëri dhe kapacitete për të qeverisur me politika zhvillimore, sociale dhe barazitare.

Image