Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD-ja fton qytetarët t’i bashkohen, deri në fund të vitit thotë se do të hapë 27 degë

Sekretari Organizativ Naim Jakaj dhe anëtari i Kryesisë Dardan Molliqaj kanë ftuar sot qytetarët të angazhohen në Partinë Socialdemokrate.

Duke e njoftuar opinionin publik, përmes një konference për media, lidhur me procesin në vijim të shtrirjes dhe zgjerimit të PSD-së; Naim Jakaj ka pohuar se zgjerimi strukturor i projektit socialdemokrat nëpër qytete, fshatra dhe lagje; është sot mundësia për ta jetësuar transformimin e Republikës së Kosovës në një shoqëri demokratike, zhvillimore dhe sociale, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.

Sekretari organizativ i PSD-së është shprehur se shtrirja organizative do ta bëjë të mundur përhapjen e qëllimeve dhe synimeve politike të Partisë Socialdemokrate në gjithë Republikën e Kosovës.

“Duke bërë të ditur se Partia Socialdemokrate do të hapë gjithsej 27 zyra dhe degë në lokalitetet qendrore të Republikës së Kosovës deri në muajin dhjetor të këtij viti, Dardan Molliqaj ka shprehur bindjen e tij se Partia Socialdemokrate është sot përpjekja më e vendosur politike dhe organizata me potencial më të madh progresiv e demokratik, për t’ia kthyer qytetarëve Republikën, të cilët janë sot shumica që ka pak dhe që janë të përjashtuar nga kastat e pushtetit”, thuhet në njoftimin për media të PSD-së.

i Kryesisë i PSD-së ka shtuar se liritë politike e shoqërore në Kosovë duhen të mos mbeten formalitete prej letre dhe se Republika e Kosovës duhet të çlirohet sa më shpejtë nga klientelizmi, krimi dhe korrupsioni; për t’u orientuar njëkohësisht drejt politikave socialdemokrate, të cilat angazhohen edhe për më shumë pavarësi ekonomike e barazi sociale, për arsim dhe shëndetësi cilësore për të gjithë, për mjedis të pastër dhe për pension të dinjitetshëm, thuhet më tej aty.