Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) ka bërë shpërndarjen e rezultateve të Provimit të Maturës në shkolla, ku rezultatet tregojnë se 2.384 nxënës apo 60.2 për qind e maturantëve kanë kaluar me sukses këtë test në afatin e gushtit.
Në bazë të këtyre të dhënave, bëhet e ditur se arritshmëria mesatare në test është 43.2 për qind.
Provimi i Maturës është organizuar më 27 gusht 2022, në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionarë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues, raportoi KSP.
Provimin e kanë paraqitur 5084 nxënës, por në test kanë hyrë 3958 prej tyres.
Nga testi për shkak të përdorimit të telefonit janë larguar 21 nxënës, thuhet në komunikatën e MASHTI-t.
-
Dalin rezultatet e provimit të maturës në afatin e gushtit
-
Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës
-
MASHTI: Më pak se 50 për qind e nxënësve e kaluan Testin e Arritshmërisë
-
71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë
-
Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%