Ferizaj, 6 shtator- Banorë dhe nxënës të fshatit Prelez i Jerlive të mërkurën kanë protestuar kundër privatizimit të një parcele vite më parë, që ndodhet afër shkollës ‘’Ismail Qemali’’, shkruan sot Koha Ditore.
Me pankarta në duar ata kanë kërkuar që kjo parcelë t`i kthehet shkollës. Ata kanë akuzuar përbërjen e kaluar të qeverisë lokale, e cila drejtohej nga PDK-ja se kanë lejuar privatizimin e oborrit të shkollës fillore “Ismail Qemali” me sipërfaqe prej më shumë se një hektar nëpërmjet AKP-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm