Komuna e Ferizajt dhe banorët e fshatit Prelez i Jerlive, kanë akuzuar qeverisjen e kaluar të PDK-së se kanë lejuar privatizimin e një parcele publike, të cilën e ka shfrytëzuar shkolla “Ismail Qemaili”, si fushë sporti, me sipërfaqe prej më shumë se një hektar.
Këtë parcelë, e cila më parë i ka takuar Kooperativës Bujqësore, e ka shitur në valën e 21-t, AKP-ja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zejnepe Salihu, drejtoreshë e kësaj shkolle, ka thënë se duhet të angazhohen të gjitha institucionet e nivelit qendror dhe lokal që kjo parcelë të vihet sërish në përdorim të shkollës.
“Prona e shkollës duhet të ruhet dhe kjo parcelë duhet të kthehet në shërbim të shkollës, sepse nevojat janë të tilla. Prandaj kërkojmë nga komuna dhe niveli qendror të angazhohen rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Salihu. Edhe Naim Ibrahimi, banor nga fshati Prelez i Jerlive, ka thënë se prej më shumë se një hektar e pronës publike është privatizuar nëpërmjet procedurave të AKP-së disa vjet më parë dhe deri tashti nuk është angazhuar askush për rikthimin e kësaj parcele në pronësi të shkollës.
Ndërkohë, në Agjencinë e Privatizimit e kanë konfirmuar se kjo parcelë është privatizuar në valën e 21-t të shitjeve me likuidim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Protestuesit kërkojnë që parcela e privatizuar t`i kthehet shkollës
-
Banorët e nxënësit e “Ismail Qemalit” në Ferizaj protestojnë për t’iu rikthyer parcela që ia privatizoi AKP-ja
-
Banorët e Prelezit në protestë për parcelën në shkollën “Ismail Qemaili”
-
Në Prelez të Jerlive kundërshtohet privatizimi i oborrit të shkollës
-
Shkollës në Prelez i privatizohet oborri, banorët e kundërshtojnë