Banorët e fshatit Prelez të Jerlive në komunën e Ferizajt së bashku me qindra nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” kanë organizuar edhe një protestë para objektit të komunës.
Kjo, me arsyetim që oborri i shkollës me sipërfaqe prej një hektarësh të rikthehet në pronësi të shkollës, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo pronë është privatizuar para disa vjetësh nga AKP-ja , ndërkohë blerësi po tenton ta ndërtojë një biznes privat.
Sipas banorëve kjo parcelë është privatizuar shkaku i neglizhencës së institucioneve për rregullimin e dokumenteve.
Banorët kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera nëse institucionet komunale dhe qendrore nuk reflektojnë për rikthimin e parcelës.
