Grupi qytetar “Protestoj” po kërkon që shteti të sigurojë urgjentisht transparencën publike në procesin gjyqësor në rastin “Pronto”.
Në një njoftim përmes faqes në Facebook, ky grup thotë se viti që po e lëmë pas ka vërë në pah gjendjen alarmante të gjyqësisë kosovare.
“Këtë vit, ndërhyrja e politikës në gjyqësor është shpërfaqur në mënyrën më shqetësuese edhe në rastin e prokurorit Blakaj. Politika kosovare po dëshmon çdo herë e më shumë se pushtetarët e korruptuar janë të gjithëfuqishëm, se ata mund ta kërcënojnë gjyqësorin dhe se militantët e tyre kanë zënë pozitat vendimmarëse në institucionet publike, si në borde, polici, gjyqtari, etj”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij grupi, kapësit e shtetit nuk kanë ndërmend të japin llogari për dëmet që ia kanë shkaktuar Republikës.
“Kjo kastë e korruptuar politike po i mbanë po ashtu të izoluar qytetarët tash e sa vite. Të kujtojmë se kusht për liberalizimin e vizave është edhe numri i rasteve të korrupsionit të të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, të përfunduar me aktgjykim dënues të formës së prerë. Deri në vitin 2018, kjo shifër është zero! ‘Protestoj’ po e ndjek me kujdes gjykimin e aferës ‘Pronto’. Pamjet e fundit të hyrjes së Adem Grabovcit në gjykatë, duke i përshëndetur mediat me gjuhë mafioze ‘Pronto’, është ofendim i madh për shtetin dhe cenim i dinjitetit të qytetarit”, thuhet në njoftim.
Edhe
GLSP: Joprofesionalizmi i treguar në rastin “Pronto” tregon mungesë interesi në luftimin e korrupsionit
Gjithnjë sipas këtij grupi, Grabovci vazhdon ta reflektojë me krenari pozitën e tij të një mafiozi të paprekshëm, me synim të fuqizimit së një rendi të ri, ku mbizotëron pushteti kriminal i të korruptuarve, në vend të shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës.
“Dyshimet e ngritura së fundi nga prokurorja Drita Hajdari për paanshmërinë e gjykimit ‘Pronto’ janë tejet shqetësuese. Mosleximi i aktakuzës është shenjë se gjyqësori ka prirje të vazhdojë ta mbajë anën e ‘të fortëve’, që sillen si mafiozë në institucionet shtetërore. Transparenca publike në gjykimin e rastit ‘Pronto’ është parakusht për legjitimitetin e nesërm të çfarëdo vendimi, për këtë aferë që shpalosi kapjen e shtetit. Transparenca publike duhet të bëhet sa më parë nga organet përgjegjëse shtetërore, ose të nxitet nga protestat popullore”, thuhet në fund të reagimit nga “Protestoj”.
-
Aktakuza ndaj rastit “Pronto” po shihet si përpjekje për “hi syve” ndaj bashkësisë ndërkombëtare
-
“PRONTO”: 10 vjet prej përgjimeve, 3 vjet nga aktakuza, 6 muaj larg parashkrimit
-
Supremja prish dënimin e Adem Grabovcit dhe 2 të tjerëve, rasti “Pronto” kthehet në rigjykim
-
Nis seanca gjyqësore për rastin “Pronto”