Me moton “Boll Ma”, në Ferizaj është protestuar kundër dhunës në familje. “Gruaja nuk është prona jote", "Edhe sa thirrje të humbura!", "Mos hesht, nesër mund të jesh ti" ishin disa nga thirrjet e protestuesve të cilët në duar mbanin pankarta me emrat e 101 grave të vrara si pasojë e dhunës në familje.
Të dhënat e policisë së Kosovës tregojnë se vetëm gjatë muajit korrik janë shënuar 123 raste të dhunës në familje, derisa brenda 8 muajve të këtij viti janë shënuar mbi 600 raste të dhunës në familje, raporton KTV.
Me emrat e 101 grave të vrava të vendosura në këto pankarta është mbajtur edhe një protestë kundër dhunës në familje.
Në Ferizaj të premten u kërkua që të ndalohet praktika e policisë që rastet e dhunës në familje të trajtohen si vepër penale lëndim i lehtë trupor.
E në rastet kur policia nuk e kryen punën si duhet, duhet xhiruar fshehurazi u tha nga aktivitetet e grave.
Akuza të shumta u hodhën në drejtim të pushtetarëve, pwr të cilët u tha se kanë instaluar një sistem ku kemi polici pa siguri e ligje pa drejtësi.
Edhe
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave
Marshi i nisur nga komuna e Ferizajt vazhdoi deri tek policia e Kosovës për të përfunduar tek Gjykata Themelore e Ferizajt ku u vendosën pankartat e emrat e viktimave të dhunës në familje.
E të dhënat e Policisë së Kosovës flasin për rritje të statistikave të dhunës në familje.
Vetëm gjatë muajit të shkuar sipas këtyre të dhënave 123 raste të dhunës në familje janë shënuar. Ndërsa brenda 8 muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 628 raste.