Të gjitha fluturimet përmes Aeroportit të Rinasit në Tiranë janë anuluar deri të enjten në orën 10:00.
Fluturimet në Aeroportin e Rinasit janë anuluar pas revoltës së punonjësve të kompanisë “AlbControl”, që është në funksion të Aeroportit.
Kontrollorët po protestojnë për paga dhe kushte të punës. Edhe vizita e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në Aeroportin e Rinasit, ishte pa rezultat.
Me këtë rast, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka paralajmëruar se do të merren masa ligjore, duke e quajtur cenim të sigurisë kombëtare.
Ajo ka thënë se kontrollorët kanë përveç pagave të larta edhe privilegje të tjera, si fakti që punojnë vetëm 17 ditë në muaj, apo 205 ditë në vit.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroporti i Rinasit i rikthehet sot normalitetit pas bllokimit të fluturimeve
-
Hapësira ajrore e Shqipërisë jashtë kontrollit, Qeveria e cilëson tentim grusht shteti
-
Policia shoqëron 35 kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin e Tiranës
-
Humbja e radiofrekuencave anulon fluturimet në Greqi
-
Aeroporti i Brukselit anulon 110 fluturime të së mërkurës