Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Promovohet libri “Gjithëpërfshirja në edukimin fizik” për personat me aftësi të kufizuara

Historiku i lëvizjes paralimpike në Kosovë dhe rëndësia e edukimit fizik për personat me aftësi të kufizuara, janë pasqyruar në librin “Gjithëpërfshirja në edukimin fizik” të autorit Ahmet Mahmutaj, që u promovua të enjten, nën organizimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Presidentja e këtij komiteti, Njomza Emini, e ka cilësuar ideale ditën e promovimit të librit. Ajo ka përmendur sakrificën dhe angazhimin e familjeve të personave me aftësi të kufizuara dhe vetë atyre.

Autori i librit, Ahmet Mahmutaj, ka thënë se libri përmban informata për edukimin fizik për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për nevojën e pjesëmarrjes së tyre në aktivitete sportive si dhe për historikun e angazhimit në lëvizjen paralimpike në Kosovë deri më tash.

Libri i botuar nga Komiteti Paralimpik, u financua nga Ministria e Kulturës.

Sipas një njoftimi nga ky komitet, libri do të botohet së shpejti.