Pjesë të grupeve kriminale e media të cilat po hetohen nga Prokuroria e Shtetit, ditë më parë i ka quajtur kryeprokurori i Shtetit Kohavisionin dhe emisionin “Betimi për drejtësi”.
Raportimet e tyre i ka cilësuar si shantazh që Prokuroria e Shtetit të mos i vazhdojë në të ardhmen hetimet e nisura ndaj tyre. Ka kërcënuar se hetimet do të vazhdojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor zyrtarisht as nga Televizioni Kohavision e as nga emisioni “Betimi për drejtësi” askush nuk është nën hetime. Vartësi i Lumezit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka mohuar në mënyrë kategorike se ka aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj ndonjë personi të Grupit KOHA apo të dikujt nga emisioni “Betimi për drejtësi”, emision që prodhohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ditë më parë në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, kryeprokurori Lumezi pati thënë se dosjen e tij e kanë hulumtuar “të gjithë personat që po i heton Prokuroria e Shtetit”.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)