Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria Speciale shënjestron zonën ekonomike të Malishevës

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, sot në takimin me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, kanë shënjestruar edhe një rast të ri.

KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për shpronësimet për zonën ekonomike të Malishevës.

LEXO EDHE: Plane për shpronësim në zonën ekonomike në Malishevë, me çmim 7 mijë për qind më shtrenjtë se ishte blerë

Në prill të 2020-s, KOHA pati raportuar se kanë nisur hetime për këtë rast dhe se janë intervistuar disa zyrtarë.

Kryeprokurori Isufaj, sot ka bërë të ditur se pavarësisht pandemisë COVID-19, Prokuroria Speciale gjatë kësaj kohe ka arritur t’i ngritë katër (4) aktakuza, ku janë të përfshirë gjashtëdhjetetre (63) persona, për vepra të ndryshme penale.