Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk e ka në plan t’i hetojë publikimet e përgjimeve “Pronto 3”, në të cilat shpërfaqet afërsia e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, me PDK-në.
Për KPK-në, ato nuk dëshmojnë asgjë dhe nuk ka bazë për të nisur hetimet.
Kreu i tij, Blerim Isufi, thotë se nuk ka dëshmi që vërtetojnë që Aleksandër Lumezi është takuar me zyrtarët e PDK-së.
Isufi ka thënë se ata nisin hetimet për çdo rast, sipas detyrës zyrtare, kur ka dëshmi dhe fakte, por që, sipas tij, te çështja Lumezi nuk ka asnjë fakt.
Shoqëria Civile dje ka reaguar duke kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të thërrasë në përgjegjësi Kryeprokurorin Lumezi, ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të zgjerojë hetimin edhe për “Pronto 3”.
Shoqëria civile vazhdimisht po kërkon procesin e vetingut në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës.
-
Heshtin prokurorët që po hetojnë aferën “Pronto”
-
OJQ-të kërkojnë shkarkimin e Lumezit dhe hetimin e afërsisë së tij me PDK-në
-
“Pronto 3”: Kryeprokurori Lumezi i afërt me PDK-në, zbulojnë përgjimet
-
Pranohet kërkesa e Lumezit për të mos u votuar si u.d. zëvendëskryeprokuror
-
Lumezi: Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë