Prokuroria e Shtetit, përveç kompanisë “Bubeari Komerc”, e cila dyshohet se ka prodhuar gazin oksidol (N2O) të palicencuar në Kosovë, është duke hetuar edhe tri kompani të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Këto informata, sipas zëdhënësit, Ekrem Lutfiu, Prokuroria i ka siguruar nga pronari i kompanisë “Bubeari Komerc”, Naser Guri.
Ky i fundit nuk ka pranuar të tregojë emrat e kompanive, ndërkohë që në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kanë thënë se e kanë ndërprerë furnizimin me këtë gaz në të gjitha institucionet shëndetësore, deri në daljen e rezultateve nga procesi i hetimeve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Furnitori me oksidol në paraburgim, asnjë zyrtar i QKUK-së i dyshimtë për gazin që la tre të vdekur
-
Naser Guri në paraburgim për gazin e palicencuar në QKUK
-
Gazi që dyshohet se shkaktoi dy vdekje, i palicencuar në Kosovë
-
Kompania e dyshuar për vdekjet nga oksiduli fiton tender për boca oksigjeni nga Spitali i Ferizajt
-
Kompania e dyshuar si përgjegjëse për vdekjet nga oksiduli në QKUK sërish fiton tender për gaz