Naser Guri, pronar i kompanisë “Bubeari Komerc”, i cili dyshohet se ka prodhuar gazin oksidol [N20] të palicencuar në Kosovë, ku si pasojë nga kjo mbetën të vdekur 4 persona në QKUK, pas një hetimi nga Prokuroria e Shtetit, tani ai është ndaluar në paraburgim për një muaj.
Burime nga Gjykata kanë konfirmuar rastin për Koha.net, ku kanë thënë se nesër do të merret një vendim i plotë nga Gjykata dhe do bëhet publike.
Ndërkohë Koha.net ka tentuar të kontaktojë edhe me Imer Bekën, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, por se të dielën pasdite ka qenë i pamundur kontakti me të.
Oksidoli vazhdon të mos jetë as pjesë e Listës Esenciale e as nuk posedon lejen për marketing autorizim, e cila lëshohet nga Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM).
-
Furnitori me oksidol në paraburgim, asnjë zyrtar i QKUK-së i dyshimtë për gazin që la tre të vdekur
-
Kompania e dyshuar si përgjegjëse për vdekjet nga oksiduli në QKUK sërish fiton tender për gaz
-
Prokuroria po heton edhe tri kompani që prodhojnë gazin oksidol
-
Kompania e dyshuar për vdekjet nga oksiduli fiton tender për boca oksigjeni nga Spitali i Ferizajt
-
Ismaili kërkoi ndihmë nga prokuroria për t’u ballafaquar me gazin oksidol në QKUK