Gati 10 mijë euro është vlera e tenderit me të cilin Spitali i Ferizajt ka shpërblyer kompaninë “Bubeari Komerc” për furnizim me boca të oksigjenit për rastet me koronavirus. Është e njëjta kompani që para dy vjetësh dyshohej se kishte prodhuar jashtëligjshëm gaz mjekësor, që dyshohet se ishte shkaktar i vdekjes për pacientë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Dyshimet e hetuesisë ishin që gazi mjekësor, me të cilin kompania e pati furnizuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ishte shkaktar i vdekje së katër pacientëve në shtator të 2017-s, në QKUK. Pronari i kompanisë, Naser Guri, ishte arrestuar. Inspektorati Shëndetësor me asistencën e Policisë së Kosovës e pati inspektuar këtë kompani. Raporti i tyre pati konstatuar se kjo kompani ilegalisht ka prodhuar gazin mjekësor, gaz i cili është përdorur në spitalet e Kosovës. Atëkohë QKUK-ja pati marrë vendim që t’ia shkëpuste kontratën kësaj kompanie.
Përderisa hetimet janë duke vazhduar, Spitali i Ferizajt me një “kërkesë emergjente” ka shpërblyer me tender në vlerë prej 9929 eurosh për furnizim me 45 boca të oksigjenit për rastet me COVID-19, raporton KOHA.
Kompania fitoi tenderin më 11 gusht.
Sipas përshkrimit të letrës për tenderuesin, thuhet se kompania ka dorëzuar tenderin me çmimin më të ulët dhe i ka plotësuar të gjitha dokumentacionet e kërkuara në dosje të tenderit dhe në njoftimin për kontratë, teksa theksohet se ka qenë e vetmja kompani ofertuese.


-
Spitali i Ferizajt anulon tenderin që ia dha kompanisë së dyshuar për vdekjet nga oksiduli
-
Kamenica shpërblen me tender për furnizim me oksigjen kompaninë që prodhon gazin industrial
-
Pas interesimit të KOHËS, Spitali i Gjilanit anulon kontratën e rrezikshme për oksigjen
-
Pezullohet tenderi i QKSUK-së, kompanitë e eliminuara ankohen për padrejtësi
-
“Komed” dorëzon padi ndaj vendimit të panelit të OSHP-së rreth tenderit për hemodializë