Asnjë prokuror nuk e merr përgjegjësinë të hetojë mbi 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë përfituar për shumë vjet pensionin e invalidit.
Rasti është iniciuar gati pesë muaj më parë nga ish-prokurori special Elez Blakaj. Ai i ka transferuar shkresat në lidhje me dyshimet se shumë policë përmes mashtrimit marrin edhe pensione, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë e kanë pranuar se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim hetimor, me arsyetimin se paraprakisht janë duke u konsultuar për rastin.
Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, në një bisedë për “Kohën Ditore” ka deklaruar se ka shumë faktorë që po e prolongojnë rastin.
“Nuk mund t’ju them saktë se çfarë ka ndodhur me këtë rast. Jemi duke u konsultuar nëse rasti duhet të trajtohet nga Prokurorja që e ka ndarë atë apo nëse duhet të merret nga një departament tjetër. Së bashku me kryeprokurorin dhe Kolegjiumin jemi në konsultim e sipër”, ka thënë ai./Saranda Ramaj
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prokuroria mban peng hetimin e “policëve mashtrues”
-
Prokuroritë kanë “frikë” nga rasti i policëve me “probleme mentale”
-
Blakaj për çështjen “Veteranët”: Ligji është i qartë, manipulimi po e mjegullon procesin
-
Zeqiri thotë se sivjet 60 pjesëtarë dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës
-
Ish-prokurori Blakaj: Kosova s’e ka luksin të mbetet peng i individëve që janë në sistemin prokurorial e gjyqësor