Në shtator është bërë rrafsh një vit nga vdekja e dyshimtë e katër personave në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.
Dyshimet e para ishin që ata kishin vdekur nga përdorimi i gazit oksidul në sallat operative, i cili prodhohej jashtëligjshëm.
Ani pse hetimet kanë nisur një vit më parë, Prokuroria e Shtetit ende nuk ka asnjë provë të qëndrueshme që do ta zbardhte shkaktarin e vdekjes së katër njerëzve.
Menjëherë pas vdekjeve të raportuara në media, institucionet e drejtësisë patën deklaruar se “shkaqet e vdekjes do t’i konfirmonte ekspertiza ndërkombëtare”. Por kjo ekspertizë as që është bërë. Madje ende nuk ka as kërkesë zyrtare të këtij institucioni për ta kryer ekspertizën për vdekjet e katër pacientëve në sallat e QKUK-së.
e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Ende s’ka ekspertizë për vdekjet që dyshohej se u shkaktuan nga gazi oksidul
-
Prokuroria edhe pas një viti nuk ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për vdekjet “nga gazi oksidul”
-
Ende nën hetime vdekjet në QKUK
-
Vdekjet e dyshimta në QKUK: Mjeku i deklaron hetuesisë se problemet me oksigjen zgjatën 1 orë
-
Prokuroria ka marrë dosjet e nëntë pacientëve të QKUK-së që cilësohen si vdekje të dyshimta