Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria e Krimeve të Rënda: S’kemi dhënë urdhër ndalimi për “Dëshmitarin X”

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën me dije se s’ka urdhër ndalimi ndaj Albert Veliut, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X” në audio-përgjimin e publikuar nga PD-ja.

Albert Veliu u arrestua sot bashkë me të birin në Kosovë.

“Prokuroria për Krime të Rënda po kryen hetime në procedimin penal Nr. 95/2018 regjistruar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikeve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Por, sipas “Shekullit, ndaj shtetasit Albert Veliu nuk ka urdhër ndalimi apo urdhër për ekzekutimin e ndonjë vendimi të Gjykatës për Krime të Rënda”, deklaron organi i akuzës.

Nuk dihet ende se kush ka dhënë urdhrin për arrestimin e tij, pasi Policia e Kosovës është shprehur se menjëherë sapo është arrestuar kanë njoftuar autoritetet shqiptare.

Në një njoftim të shkurtër Policia e Kosovës konfirmon ndalimin por nuk jep arsyen. “Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizime ligjore më dt. 27.05.2018 ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

“Babalja” pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm