Policia e Kosovës ka konfirmuar ndalimin e dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë KosovaPress-it se Policia bazuar në autorizimet ligjore, dje ka ndaluar dy shtetar të Republikës së Shqipërisë, të cilët janë trajtuar sipas procedurave të parapara me ligj.
‘Babalja’ është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë. Derisa pritet t’i dorëzohet autoriteteve në Shqipëri.
Veliu ditë më parë bëri tentativën e parë për t’u larguar në Kosovë, por u ndalua në Kukës. Pas marrjes në pyetje, në Shqipëri, atij nuk iu bllokua pasaporta dhe nuk kishte asnjë urdhër ndalimi, por ishte në ruajtje nga policia.
Para dy javësh PD publikoi një audio-përgjim ku pretendohet se dëshmitari ‘X’ Albert Veliu, pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë.
Ndërkohë që audio është dërguar në Itali për ekspertizën nëse është e vërtetë.
-
Prokuroria e Krimeve të Rënda: S’kemi dhënë urdhër ndalimi për “Dëshmitarin X”
-
Kapet në Kosovë Albert Veliu, dëshmitari “X” i përgjimeve të PD-së
-
Shqipëria kërkon zyrtarisht nga Kosova ekstradimin e Babales
-
Lirohet shtetasi i Shqipërisë Albert Veliu që u arrestua dje, kishte kërkuar azil në Kosovë
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë Albert Veliu, ai kishte kërkuar azil në Kosovë