Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, ka nisur ditën e premte drejt Kosovës, dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i njohur si Babalja i audio-përgjimit të supozuar me Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm.
Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Drejtësisë, kanë pohuar se menjëherë pasi policia e Kosovës e arrestoi Albert Veliun në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet shqiptare, ministria e Drejtësisë përgatiti dosjen që do të shërbejë për ekstradimin e Veliut në Shqipëri, raporton Tch.
Aktualisht Veliu, ose Babalja, është lënë i lirë nga gjykata e Prishtinës deri sa të zhvillohet gjyqi për ekstradimin e tij. Gjithashtu Babalja ka bërë edhe një kërkesë për azil në Kosovë, kërkesë e cila ende nuk ka një vendim nga autoritetet kosovare.
Babalja u arrestua në Kosovë në fund të muajit maj.
-
Babalja arratiset nga Kosova, kërkon azil në Belgjikë
-
Lirohet shtetasi i Shqipërisë Albert Veliu që u arrestua dje, kishte kërkuar azil në Kosovë
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë Albert Veliu, ai kishte kërkuar azil në Kosovë
-
Kosovë, nisin procedurat e azilit për Veliun
-
Albert Veliu kërkon azil në Kosovë