Ugur Tuksoy, shtetasi turk i arrestuar të premten në Prizren është sjellë në Pallatin e Drejtësisë, për seancën për caktimin e masës së sigurisë.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha, ka thënë për KTV-në se kërkesa për ekstradimin e tij nga shteti turk, është bërë pasi ai dyshohet të ketë marrë pjesë në grusht shtetin e korrikut të vitit të kaluar.
Rexha ka bërë të ditur se ka kërkuar që Tuksoyt t’i caktohet paraburgimi, siç parashihet prej 40 ditësh, kohë brenda së cilës gjyqtarja duhet të vendos për ekstradimin e tij ose jo.
Tuksoy, në Kosovë ka qenë i angazhuar në fondacionin “Atmosfera” si edukator.
LEXO EDHE: Në Prizren arrestohet një shtetas turk, vullnetar i Lëvizjes Gulen
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata në Prishtinë i cakton 40 ditë paraburgim shtetasit turk, përkrahës i Gulenit
-
Pse Kosova nuk e ekstradoi në Turqi “gylenistin” Ugur Toksoy
-
Kosova nuk e ekstradon shtetasin turk
-
Seancë për (mos) ekstradimin e shtetasit turk, i dyshimtë për pjesëmarrje në grushtshtet
-
Lirohet me dorëzani Ugur Toksoy