E mbyllur për media po zhvillohet seanca për ekstradimin ose jo të shtetasit turk, Ugur Toksoy, i kërkuar në shtetin e tij me dyshimin se është pjesë e grushtshtetit në Turqi, vitin e kaluar.
Vendimin për mbylljen e seancës, gjyqtarja e këtij rasti e ka arsyetuar me ndjeshmërinë e rastit, raporton KTV.
Ai ishte arrestuar në fund të muajit tetor, por ishte liruar nga paraburgimi me dorëzani. Jo zyrtarisht merret vesh se në seancë, ka edhe përfaqësues të Ambasadës Turke në Kosovë.
Rasti i tij është i pari në Kosovë, kur një shtetas turk është arrestuar me dyshimin si pjesë e grushtshtetit në Turqi, dhe lidhje me organizatën e Fetullah Gulenit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova nuk e ekstradon shtetasin turk
-
Pse Kosova nuk e ekstradoi në Turqi “gylenistin” Ugur Toksoy
-
Qeveria s’po di si të veprojë me shtetasin turk të arrestuar në Prizren
-
Avokati i Ugur Toksoyt thotë se Kosova nuk ka të drejtë ta ekstradojë të akuzuar politikë
-
Prokuroria do 40 ditë paraburgim për “gylenistin” deri në vendimin rreth ekstradimit të tij