Gjykatësja e procedurës paraprake Alltën Murseli, në lëndën penale kundër shtetasit turk Ugur Toksoyt, i ka ndërprerë masën e paraburgimit që i zëvendësohet me masën e lirimit në dorëzani.
“Me propozim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të dyshuarit Ugur Toksoy i është bërë ndërprerja e masës së paraburgimit e është liruar, por i është caktuar masa e lirimit në dorëzani”, ka thënë për Koha.net, Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Koha.net ka mësuar se lirimi i tij është paguar në depozitë në Gjykatë prej 5 mijë euro dhe gjithashtu Toksoyt i është konfiskuar edhe pasaporta.
Shtetasi turk, Ugur Toksoy, ka qenë në ndalim që nga data 27.10.2017, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.
Gjykata Themelore fillimisht i kishte caktuar 40 ditë paraburgim atij.
Toksoy është një nga përfaqësuesit e vullnetareve të Lëvizjes Gulen në Kosovë.
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht
-
Koci: Qytetari nga Kosova pretendon se u detyrua t'u japë 2000 euro policëve serbë për të shmangur arrestimin
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
I dyshuari që u ekstradua nga Gjermania në Kosovë kishte planifikuar vrasje për hakmarrje