Prokuroria dhe Policia e Kosovës janë koordinuar që të bëjnë zgjidhjen e rasteve të ndryshme të cilat do të ndihmojnë në procesin e liberalizimit të vizave, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është mbajtur sot takimi me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtorin e Departamentit të Hetimeve, Riza Shillova, drejtorin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, drejtorin e Divizionit për Krime të Rënda, Fehmi Hoti si dhe shefin e Task Forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri, ku kanë diskutuar lidhur me shenjëstrimin e rasteve të nivelit të lartë për liberalizim të vizave”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi, iu ka dhënë detyra të reja dhe ka kërkuar nga të lartcekurit që t’i koordinojnë veprimet e tyre për trajtimin e rasteve të cilat tashmë janë me prioritet nga Prokurori i Shtetit, si dhe të merren veprime konkrete për zbardhjen e këtyre rasteve.
“Me qëllim të ngritjes së efikasitetit Lumezi, ka kërkuar raportim të rregullt lidhur me trajtimin e këtyre rasteve, që janë duke u trajtuar nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës. Lumezi është i vendosur në zgjidhjen sa më të shpejtë të gjitha këtyre rasteve e veçanërisht në rastet që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatë.
-
Lumezi te presidenti, “flasin për liberalizim të vizave”
-
Organet e drejtësisë premtojnë luftë ndaj krimit dhe korrupsionit
-
Me rekomandime synohet luftimi i korrupsionit për liberalizimin e vizave
-
Sveçla u kërkon zyrtarëve francezë përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave
-
Diskutimi për liberalizim vizash kalon edhe në nivelin e policive